Ambasada Amerikane planifikon hapjen e American Corner në Preshevë, dhe mbajtjen e një Koncerti nga ana e Forcave Ajrore Amerikane USAF rock band.
Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Beograd, zyrja për çështje me Publikun, znj.Marja Bjelopetrovic, vizitoi komunën e Preshevës, gjegjësisht Shtëpinë e Kulturës dhe Bibliotekën e Preshevës. Qëllimi i vizitës ishte për të shikuar mundësinë e organizimit të një koncerti muzikor në Preshevë nga ana e përfaqësuesve/ushtarakëve të Forcave Ajrore Amerikane, USAF rock band.
Gjithashtu gjatë vizitës tek Biblioteka e qytetit u bisedua për inicimin e procesit të hapjes së American Corner apo së paku American Window në kuadër të hapësirave të Bibliotekës së qytetit të preshevës. Këto aktivitete janë një fillim i mbarë i riaktivizimit të bashkëpunimit të ngushtë me Ambasadën Amerikane në Beograd