Hapen dy pozita pune në NPK Moravica, Preshevë
Inkurajohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këto dy pozita të rëndësishme për zhvillimin e NPK Moravica si dhe mirëqenien e përgjithshme shoqërore në Komunën e Preshevës.
Inkurajohen të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për këto dy pozita të rëndësishme për zhvillimin e NPK Moravica si dhe mirëqenien e përgjithshme shoqërore në Komunën e Preshevës.
Vendimi për shoqatat e qytetarëve
Prezantim Publik – Projekti urbanistik i parkut tek Çeshmja e Limon Agës
Ambasada e SHBA-së në Beograd në bashkëpunim me Komunën e Preshevës organizon koncert muzikorë në Preshevë, ku do të performojnë Pjestarët e Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane. Koncerti mbahet më datë 28 Korrik ora 19:30 në oborrin e Shtëpisë së Kulturës.
Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Beograd, zyrja për çështje me Publikun, znj.Marja Bjelopetrovic, vizitoi komunën e Preshevës, gjegjësisht Shtëpinë e Kulturës dhe Bibliotekën e Preshevës. Qëllimi i vizitës ishte për të shikuar mundësinë e organizimit të një koncerti muzikor në Preshevë nga ana e përfaqësuesve/ushtarakëve të Forcave Ajrore Amerikane, USAF rock band.
EKSPOZIMI NGA SHFRYTËZIMI PUBLIK
Komuna e Preshevës ndihmoi në çertifikim mbi trajnimin e kryer për fillimin e biznesit.
45 qytetarë të interesuar nga komuna jonë kaluan trajnimin dy ditorë dhe tani kanë mundësinë që të aplikojnë për programin e vetëpunësimit të Entit për Punësim.
Programi për vetëpunësim tek Enti për Punësim është i hapur deri më 20 Korrik dhe të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikacionet e tyre tek zyret e Entit për Punësim në Preshevë.
Lajmërohen të gjithë ata që kanë ndjekur trajnimin për “Zhvilim të ndërmarrësisë” që ështe organizuar nga Enti për Punësim, zyra në Preshevë dhe janë çertifiukuar, mirëpo nuk kanë mundur të përfitojnë nga programi i subvencioneve për vetëpunësim, të përsërisin procesin e aplikimit (të i plotësojnë formularet e reja) dhe të I dorëzojnë ato tek zyra e Entit për Punësim në Preshevë. Afatii fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 Korrik 2018, ora 14:00 (ju lutemi që të jeni korrekt në kohë dhe të mos e prisni momentin e fundit për të aplikuar).