Prezantimi publik i planit urbanistik
EKSPOZIMI NGA SHFRYTËZIMI PUBLIK
EKSPOZIMI NGA SHFRYTËZIMI PUBLIK
Komuna e Preshevës ndihmoi në çertifikim mbi trajnimin e kryer për fillimin e biznesit.
45 qytetarë të interesuar nga komuna jonë kaluan trajnimin dy ditorë dhe tani kanë mundësinë që të aplikojnë për programin e vetëpunësimit të Entit për Punësim.
Programi për vetëpunësim tek Enti për Punësim është i hapur deri më 20 Korrik dhe të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë aplikacionet e tyre tek zyret e Entit për Punësim në Preshevë.
Lajmërohen të gjithë ata që kanë ndjekur trajnimin për “Zhvilim të ndërmarrësisë” që ështe organizuar nga Enti për Punësim, zyra në Preshevë dhe janë çertifiukuar, mirëpo nuk kanë mundur të përfitojnë nga programi i subvencioneve për vetëpunësim, të përsërisin procesin e aplikimit (të i plotësojnë formularet e reja) dhe të I dorëzojnë ato tek zyra e Entit për Punësim në Preshevë. Afatii fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 Korrik 2018, ora 14:00 (ju lutemi që të jeni korrekt në kohë dhe të mos e prisni momentin e fundit për të aplikuar).
Programi zhvillimor EU PRO organizon info sesion lidhur me konkursin e hapur për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme, për ndërmarrësit dhe ndërmarrjet mikro dhe të vogla, të premten, më 22 qershor, 2018, me fillim në orën 11.00, në Departamentin e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc, (rr. Karagjorgje Petroviq pn.) Për konkursin në fjalë, Unioni Evropian (UE) ka ndarë 4,5 milion euro, për të kontribuar në rritjen e konkurrencës së ekonomisë lokale në Rajonin e Shumadisë, dhe Serbisë perëndimore, si dhe në Rajonin e Serbisë jugore dhe lindore.