DEBAT PUBLIK MBI PROPOZIMIN E REVIDIMIT TË STRATEGJISË SË ZHVILLIMIT TË KOMUNËS SË PRESHEVËS PËR PERIUDHËN KOHORE 2019 – 2023
Njoftohet opinioni se në periudhën prej 05.12.2018. deri 10.12.2018 do të mbahet DEBAT PUBLIK mbi propozimin e revidimit të strategjisë së zhvillimit të komunës së Preshevës për periudhën kohore 2019-2023.
Qëllimi i debatit publik është që në mënyrë të organizuar, strukturuar dhe të pranueshme, opinioni i Komunës së Preshevës të njoftohet me propozim e strategjisë së ardhshme.
Nga debati publik pritet të inkurajojë ekspertët dhe tërë opinionin që të kyçen në procesin e debatit dhe të japin propozime, mendime dhe komente konkrete në propozim strategjinë.
Pjesëmarrësit në debatin publik janë të gjithë subjektet e interesuara për sferat të cilët i parasheh propozim strategjia.