Dezinfektimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe ditët në vijim
Gjatë dy ditëve në komunën tonë është bërë dezinfektimi i hapësirave publike, si qendra e qytetit, disa nga rrugët kryesore të qytetit, hapësirat brenda “Qendrës së pranimit” të migrantëve në Stacionin Hekurudhor, oborri dhe hapësirat tjera në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë dhe Stacionin Hekurudhor, oborrin e Stacionit të policisë në Preshevë etj.
Dezinfektimi është bërë me përzierje të ujit dhe klorit të pastër, në sasi të klorit prej 5-10 gr./m3 ujë, sipas udhëzimeve të dërguara nga Enti për shëndetin publik në Vranjë.
Dezinfektimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe ditët në vijim, varësisht nga situata dhe nevojat që do të paraqiten në terren.
I informojmë qytetarët e komunës sonë që të gjitha aktivitetet që janë duke u zhvilluar në këtë gjendje të jashtëzakonshme, janë në interes të tonin të përbashkët dhe se të gjitha masat e ndërmarra deri më tani, kanë shërbyer që gjendjen e krijuar ta mbajmë nën kontrollë, ku fatmirësisht në komunën tonë deri më tani nuk kemi të paraqitura raste të prekura nga CoVID-19.
#kujdesPO
#PanikJO