Skip to content Skip to left sidebar Skip to footer

EU PRO prezanton konkursin për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për ndërmarrësit, ndërmarrjet mikro dhe të vogla në Bujanoc

Programi zhvillimor EU PRO organizon info sesion lidhur me konkursin e hapur për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme, për ndërmarrësit dhe ndërmarrjet mikro dhe të vogla, të premten, më 22 qershor, 2018,  me fillim në orën 11.00, në Departamentin e fakultetit ekonomik të Suboticës në Bujanoc, (rr. Karagjorgje Petroviq pn.) Për konkursin në fjalë, Unioni Evropian (UE) ka ndarë 4,5 milion euro, për të kontribuar në rritjen e konkurrencës së ekonomisë lokale në Rajonin e Shumadisë, dhe Serbisë perëndimore, si dhe në Rajonin e Serbisë jugore dhe lindore.