Forcat Ajrore Amerikane mbajn koncert në Shtëpinë e Kulturës më 28 Korrik
Ambasada e SHBA-së në Beograd në bashkëpunim me Komunën e Preshevës organizon koncert muzikorë në Preshevë, ku do të performojnë Pjestarët e Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane. Koncerti mbahet më datë 28 Korrik ora 19:30 në oborrin e Shtëpisë së Kulturës.
Ftohen të gjithe dashamirët e muzikës Pop-Rock dhe Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane që të marrin pjesë në këtë eveniment që organizohet për herë të parë në Preshevë. Pjesëmarrja juaj e madhështon këtë eveniment kaq të rrallë në vendin tonë.
Hyrja është falas ( Nëse temperatuat janë të ulta dhe ka reshje shiu atëher koncerti mbahet brenda objektit të Shtëpisë së Kulturës).