Për nxënësit e shkollave të mesme në territorin e komunës së Preshevës, themelues i të cilave është Republika e Serbisë ose njësia e vetëqeverisjes lokale, Drejtorati për Veprimtari Shoqërore ndan bursa për nxënësit në shumë mujore prej 6.000,00 dinarë, për periudhën e shkollimit nga 1 shtatori deri më 31 dhjetor 2026. Nëse sigurohen mjetet në buxhetin për vitin 2027, Drejtorati për Veprimtari Shoqërore do të vazhdojë dhënien e bursave deri në përfundimin e vitit shkollor 2026/2027.
Kushtet e përgjithshme janë që nxënësit të kenë shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe vendbanimin në territorin e komunës së Preshevës, të kenë regjistruar vitin e parë, të dytë, të tretë ose të katërt në njërën nga shkollat e mesme të themeluara nga Ministria e Arsimit e Republikës së Serbisë, të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm ose shumë të mirë gjatë shkollimit të mëparshëm dhe gjatë shkollimit të mos kenë përsëritur asnjë vit shkollor.
За ученике средњих школа на подручју општине Прешево, чији је оснивач Република Србија или јединица локалне самоуправе, Одељење за друштвене делатности додељује ученичке стипендије у месечном износу од 6.000,00 динара, за период школовања од 01. септембра до 31. децембра 2026. године. Уколико средства буду обезбеђена у буџету за 2027. годину, Одељење за друштвене делатности ће наставити стипендирање до завршетка школске 2026/2027. године.
Општи услови су да ученици имају држављанство Републике Србије и пребивалиште на подручју општине Прешево, да су прву пут уписали школску 2026/2027. годину, односно прву, другу, трећу или четврту годину неке од средњих школа образованих од стране Министарства просвете Републике Србије, да су током претходног школовања остварили одличан или врло добар успех и да током школовања нису понављали ниједан разред.
