Komuna e Preshevës shpall konkurs për pjesëmarrje në trajnim për fillimin/avancimin e biznesit dhe ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në sferën e ndërmarrësisë, në kuadër të projektit për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në Komunën e Preshevës për vitin 2019
Edhe këtë vit projektin për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në komunën e Preshevës do ta zbatojë komuna e Preshevës në bashkëpunim me agjencionin e akredituar për zhvillim regjional nga Leskovci, Qendrën për zhvillim të Rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës. Mjetet për realizimin e këtij projektit janë të përcaktuara sipas vendimit të buxhetit programorë të Komunës së Preshevës për vitin 2019, në shumë prej 14.000.000,00 dinarë.
Programi për trajnime për fillimin/avancimin e biznesit dhe ndarjen e mjeteve të pakthyeshme në sferën e ndërmarrësisë është dizajnuar për të financuar iniciativat/idetë për krijimin e bizneseve fillestare „Start-Up“ si dhe avancimin e ndërmarrjeve të vogla dhe ndërmarrësisë në përgjithësi, me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe gjenerimit të vendeve të reja të punës.
Përmes ofrimit të ndihmës jofinanciare dhe financiare, ky program do të mbështesë zhvillimin e ndërmarrësisë nëpërmjet:
- edukimit për fillimin dhe udhëheqjen e biznesit, në formë të trajnimit për fillimin dhe avancimin e biznesit,
- garës për biznes planin më të mirë,
- ndihmës së pakthyeshme për financimin e biznes planeve më të mira,
- trajnimit, këshillimit dhe mentorimit për bizneset / ndërrmarjet e posa formuara dhe ekzistuese.
1. Formulari 1_Formulari i aplikimit – SHKARKO DOKUMENTIN
2. Formulari 1a_Deklarata mbi saktësinë e të dhënave të paraqitura – SHKARKO DOKUMENTIN
3. Formulari 2_ Formulari i aplikimit – SHKARKO DOKUMENTIN
4. Formulari 2a_Deklarate mbi saktësine e të dhënave të paraqitura – SHKARKO DOKUMENTIN