Ambasada Amerikane planifikon hapjen e American Corner në Preshevë, dhe mbajtjen e një Koncerti nga ana e Forcave Ajrore Amerikane USAF rock band.
Përfaqësuesja e Ambasadës Amerikane në Beograd, zyrja për çështje me Publikun, znj.Marja Bjelopetrovic, vizitoi komunën e Preshevës, gjegjësisht Shtëpinë e Kulturës dhe Bibliotekën e Preshevës. Qëllimi i vizitës ishte për të shikuar mundësinë e organizimit të një koncerti muzikor në Preshevë nga ana e përfaqësuesve/ushtarakëve të Forcave Ajrore Amerikane, USAF rock band.