Lajmërim lidhur me subvencionimin e furnizimit me automjete motorike për nevoja të parkut vozitës të transportit taksi si transport publik
Njoftojmë taksi transportuesit se me datë 4 janar 2020 ka hyrë në fuqi Urdhëresa mbi kushtet dhe mënyrën e realizimit të subvencionit për furnizim me automjete motorike për nevoja të auto parkut të taksi transportuesve si transportues publik (“Gazeta zyrtare”, numër 94/19).
Duke marr parasysh se Ministria e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës sjell aktvendime në kërkesat për lëndët e subvencionit, e njejta në portalin e saj ka publikuar udhëzimin lidhur me paraqitjen e kërkesave, në adresën e internetit https://www.mgsi.gov.rs/cir/dokumenti/subvencije-u-taksi-prevozu e cila përmban Lajmërimin lidhur me realizimin e të drejtës në subvecion, Formularin e kërkesës, me formular të deklaratës të cilat i plotëson paraqitësi i kërkesës. Krahas kësaj është publikuar edhe teksti i urdhëresës së lartpërmendur.