Lajmërim – Programi për vetpunësim nga Enti për punësim
Lajmërohen të gjithë ata që kanë ndjekur trajnimin për “Zhvilim të ndërmarrësisë” që ështe organizuar nga Enti për Punësim, zyra në Preshevë dhe janë çertifiukuar, mirëpo nuk kanë mundur të përfitojnë nga programi i subvencioneve për vetëpunësim, të përsërisin procesin e aplikimit (të i plotësojnë formularet e reja) dhe të I dorëzojnë ato tek zyra e Entit për Punësim në Preshevë. Afatii fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 20 Korrik 2018, ora 14:00 (ju lutemi që të jeni korrekt në kohë dhe të mos e prisni momentin e fundit për të aplikuar).
Inkurajojmë të gjithë ata që nuk kanë pasur suskes herën e parë të ripërsërisin aplikimin. Programi i subvencioneve për vetëpunësim i Entit për Punësim të Republikës së Sërbisë në bashkëpunim me Komunën e Preshevës i dedikuar për të gjithë të papunësuarit të cilët gjinden në evidencë të Entit për Punësim, kap vlerën prej 15.840.000,00dinarë.
Ndërsa për aplikuesit e rinjë që nuk kanë kaluar trajnimin dhe janë paraqitur në evidencë të Entit për themelimin e biznesit, trajnimi do të mbahet më datë 11 dhe 12 Korrik, 2018 me fillim në ora 10:00 për grupin e parë dhe ora 13:00 për grupin e dytë.
Subvencioni për vetëpunësim i dedikohet personave të papunësuar në vlerë të njëhershme prej 180,000,00 dinarë, gjegjësishtë 200,000,00 dinarë në rastet e vetëpunësimit të tepricës së punëtorëve ose 220,000,00 dinarë për personat me invaliditetë, me qëllim të themelimit të punëtorisë, kooperativës ose formave tjera të ndërmarrësisë, si dhe themelimin e ndërmarrjes nëse themeluesi krijon marëdhënie pune në të, në veprimtaritë e definuara në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik lokal në PALP.
Suskese!
Komuna e Preshevës dhe Enti për Punësim