Njoftohen të gjithë ata që kanë ndjekur trajnimet për fillimin/avansimin e biznesit për vitin 2019
Njoftim
Njoftohen të gjithë ata që kanë ndjekur trajnimet për fillimin/avansimin e biznesit, në kuadër të projektit për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në Komunën e Preshevës për vitin 2019 se formularin e Planit të biznesit mund ta shkarkojnë në ueb faqen e komunës së Preshevës.
Afati për paraqitjen e aplikacionit në kuadër të fazës së dytë të Programit (Biznes planit) është i kushtëzuar me realizimin e trajnimeve për fillimin/avancimin e biznesit, gjegjësisht 14 ditë pas kryerjes së trajnimeve. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike, në të kundërtën nuk do të merret në shqyrtim.
Formulari i biznes planit bashkë me profaturën për mjetet për të cilat konkurohet duhet të dorëzohen personalisht nëpërmjet shkresores së komunës së Preshevës ose me post rekomanduese në adresë të Komunës së Preshevës, deri më datën 5 Korrik 2019 deri në orën 14:00 edhe atë nëpërmjet Shkresores së Administratës komunale, të cilat do të evidentohen me numër të veçantë protokoli një nga një, drejtuar Komisionit për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndermarrësisë lokale në Komunën e Preshevës.
Sqarim:
· Për ndërmarrjet e reja pro-fatura duhet të jetë në emër të personit fizik në këtë rast aplikuesit.
· Për ndërmarrjet ekzistuese pro-fatura duhet të jetë në emër të ndërmarrjes.