Sekretari i Kuvendit
Avni Aliti
Sekretari i Kuvendit
Avni Aliti i lindur më 14.05.1981 në Preshevë shkollën fillore e filloi në Wells të Austrisë ku mbaroi tri vite të ciklit fillor ndërsa në vitin 1990 vazhdoi shkollimin fillor në Preshevë në shkollën fillore “15 Nëntori” .Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Preshevë në drejtimin shkencoro-natyror të cilin e mbroi në vitin 2000, po të njëjtin vit regjistroi shkencat juridike pranë Universitetit të Prishtinës ndërsa diplomoi në vitin 2006. Nga viti 2002 deri në përfundim të vitit 2003 ishte punëtor në stacionin policor Preshevë. Paralelisht ka ndjekur studimet në Universitetin e Tetovës ku u diplomua në vitin 2008. Në periudhën post diplomike në Prishtinë ka udhëhequr zyrën për konsultime juridike dhe shërbime të ndërmarrjeve private, të cilën e themeloi vetë nën emrin Al-Con. Në vitin 2009 merr në udhëheqje zyrën për të rinj, zyre kjo që pati rezultate të mira dhe në këtë periudhë në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare si PBILD dhe institucionet lokale themeloi edhe klubin për të rinj.
Avni Aliti u trajnua dhe certifikua nga organizatat ndërkombëtare si USAID PBILD BRITISH COUNCIL, GIZ dhe ministria e rinis dhe sportit me certifikatat trajner në temat organizimi i debateve, tryezave të rrumbullakëta etj. Për shkrimin e projekteve dhe në disa temave tjera.
Vitin 2011 angazhohet si sekretar ne Radio Televizionin “Presheva”, në vitin 2012 u zgjodh këshilltar në Kuvendin komunal Preshevë ndërsa në vitin 2013 merr mandatin e sekretarit të Kuvendit komunal gjithashtu dhe sekretar i komisionit komunal zgjedhor të komunës së Preshevës. Në vitin 2016 zgjidhet zëvendës Kryeshef i administratës komunale si dhe Kryeshef i administratës së përgjithshme dhe punëve të përbashkëta. Ndërsa tani ushtron funksionin e Sekretarit të Kuvendit komunal Preshevë.