Komuna e Preshevës shpallë konkurs me mjetet e ndara të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Komuna e Preshevës shpallë konkurs me mjetet e ndara të Shërbimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së RS për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Mbi ndarjen e mjeteve financiare për prindërit vetmbajtës dhe kujdestarët e fëmijëve të mitur në territorin e Komunës së Preshevës. Mjetet financiare i ndahen prindërve vetmbajtës dhe kujdestarëve të fëmijëve të mitur të cilët kanë vendbanim në territorin e komunës së Preshevës.
Mjetet e përcaktuara nga Trupi Koordinues për këtë qëllim janë 500.000,00 dinarë, paguhen përmes Drejtoratit për Financa në Komunën e Preshevës.
Konkursi zgjatë prej 26 .11. 2018, deri më 05.12.2018. Aplikacionet duhet të dorëzohen tek Sekretari i Fondit për Qëllime Humanitare, numri i zyrës nr.15 nga ora 10:00 deri në 14:00 me dokumentacion të plotë.