Njoftim Njoftohen të gjithë ata që kanë ndjekur trajnimet për fillimin/avansimin e biznesit dhe hyrje në inovacion, në kuadër të projektit “Inovacioni në vepër” se formularin e Planit të biznesit mund ta shkarkojnë në ueb faqen e komunës së Preshevës. Afati për paraqitjen e aplikacionit në kuadër të fazës së dytë të Programit (Biznes planit) është i kushtëzuar me realizimin e trajnimeve, gjegjësisht 14 ditë pas kryerjes së trajnimeve. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike, në të kundërtën nuk do të merret në shqyrtim. Formulari i biznes planit bashkë me profaturën për mjetet për të cilat konkurohet duhet të dorëzohen personalisht nëpërmjet shkresores së komunës së Preshevës ose me post rekomanduese në adresë të Komunës së Preshevës, deri më datën 21 Tetor 2019, e Hënë, deri në orën 14:00 edhe atë nëpërmjet Shkresores së Administratës komunale, të cilat do të evidentohen me numër të veçantë protokoli një nga një. Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim në fazën e II-të për të dy grupet: Biznes plani (formulari 3), Tri oferta / profatura të furnitorëve të pajisjeve / ofruesit e shërbimeve për të cilin furnizim po aplikohet (3 oferta për çdo furnizim veçmas për të mjete / shërbime; psh. 3 oferta për modelin identik / tipi i prodhimit / shërbimit).