Mendurim Presheva
Zëdhënës
Mendurim Presheva ka lindur më datë 27 Prill 1987 në Preshevë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Preshevë. Më pas vazhdoi studimet në Fakulltetin Juridik- Universiteti i Prishtinës.
Në vitin 2009 ka përfunduar Studimet Bachelor.
Studimet Postdiplomike i ka përfunduar në Fakultetin Juridik- Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe merrë titullin Magjistër i Shkencave Juridike- drejtimi Mardhënie Ndërkombëtare.
Fillimisht punën praktike të avokaturës e ka kryer në Preshevë në një zyre për shërbime juridike (Zyrë e Avokatit) gjatë viteve 2011-2012.
Në vitin 2013 deri në vitin 2015 ka qenë pjesë e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Prishtinë.
Në vitin 2016-2017 u.d Drejtor në Shtëpinë e Kulturës: “Abdulla Krashnica” në Preshevë.
Në vitin 2017-2018 Sekretar në Komisionin Komunal Zgjedhor.
Që nga muaji Gusht i vitit 2018 punon si Zëdhënës i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Preshevës.
Mendurim Presheva është i martuar dhe ka një djalë.