Skip to content Skip to left sidebar Skip to right sidebar Skip to footer

Kryetari

Shqiprim Arifi

Kryetar

Shqiprim Arifi ka lindur më 14 qershor 1976 në Mannheim të Gjermanisë. Është nga fshati Tërnavë, komuna e Preshevës.

Ka përfunduar Shkollën fillore dhe të mesme në Gjermani, më pas shkollën Ekonomike në logjistikë drejtimi “Wirtschaft I”, dhe diplomoi në vitin 1998.

Përvoja e tij e parë në biznes ishte në kompaninë “HAAF” nga Gjermania si udhëheqës i sektorit ndërkombëtar.

Në vitin 2002, ai filloi biznesin e tij, në sektorin e logjistikës. Me rritjen e biznesit, kompania hapi degët edhe në Stuttgart, Leipzig, Hamburg, Bratislavë dhe Kumanovë.

Që nga viti 2003, Shqiprim Arifi kishte planifikuar për t’u kthyer në Preshevë dhe për të kontribuar në zhvillimin e Komunës së Preshevës.

Disa vite më vonë, më në fund arriti që të kthehet plotësisht në vendin e tij të origjinës, ku në vitin 2015 së bashku me një grup të rinjësh kanë themeluar partinë “Aleternativa Për Ndryshim” me qëllim që të ndryshoj gjendjen sociale-politike dhe ekonomike në Preshevë.

Në zgjedhjet e fundit lokale në vitin 2016, Shqiprim Arifi emërohet si Kryetar i Komunës së Preshevës.

Shqiprim Arifi është i martuar dhe ka tre fëmijë.

s.arifi@presevo.rs

017 669 786