Shefi i kabinetit

Visar Memeti

Shef i Kabinetit

I lindur më 22.04.1983 në Preshevë
Shkollën fillore e kreu në vendlindje në fshatin Geraj,ndërsa gjimnazin e kreu në Preshevë.
Studimet e larta i kreu në Tetovë gjatë periudhës 2002-2006, në Fakultetin Juridik.

Përvojen e punës e filloi në vitin 2008, në Organizatën Joqeveritare Nisma e të rinjve për të drejtat e
njeriut, me seli në Beograd, ku ka punuar si koordinator për Jug të Sërbisë, ku gjatë kësaj periudhe është
marrë me investigime të krimeve të luftës në Kosovë, pranë Prokurorisë për krime të luftës në Beograd.

Në vitin 2010-2011 ka kryer dy semestra në Shkollën për politikë të re ( New policy school) në Nish dhe
në Beograd.

Gjithashtu prej vitit 2010 është anëtar i odës së avokatëve të Sërbisë, ku edhe prej vitit 2011
deri 2014 ka punuar si jurist në zyrën e avokatit Nuredin Memeti në Preshevë.
Prej Korrikut të vitit 2018 është pjesë e kabinetit të Kryetarit të komunës së Preshevës, ku kryen
funksionin e shefit të kabinetit.Është i martuar dhe ka dy fëmijë.

v.memeti@presevo.rs