Bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Serbisë për pranimin e Programit të masave për shpërndarjen dhe përdorimin e fondeve për subvencione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2024 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nr. 05 401-6850/2024 nga data 25.07.2024, Shërbimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në tekstin e mëtejmë: Shërbimi i Trupit Koordinues), më 05.08.2024 shpall
THIRRJE PËR APLIKIM për ndarjen e fondeve për subvencione subjekteve ekonomike në pronësi private për vitin 2024 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
I. SHUMA E FONDEVE Thirrja për aplikim realizohet nga Shërbimi i Trupit Koordinues për ndarjen e fondeve në shumën totale prej 34.000.000,00 dinarë, dhe kjo për komunën e Preshevës në shumën prej 13.090.000,00 dinarë, për komunën e Bujanocit në shumën prej 14.110.000,00 dinarë dhe për komunën e Medvegjës në shumën prej 6.800.000,00 dinarë. Me fondet e përcaktuara do të financohen masat e mëposhtme:
- Për Masën I, pra për bashkëfinancimin e projekteve të ndërmarrësve që kanë tendencë rritjeje dhe punësimi të ri, në masën 40% për ndërmarrësit nga shuma totale e fondeve të përcaktuara për secilën komunë veç e veç;
- Për Masën II, pra për bashkëfinancimin e projekteve të shoqërive të vogla ekonomike në përputhje me Rregulloren për rregullat për dhënien e ndihmës shtetërore (13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13, 119/14, 23/21 – rregullore tjetër, 66/21 – rregullore tjetër, 99/21 – rregullore tjetër, dhe 20/23 – rregullore tjetër), të cilat sipas Ligjit për kontabilitet (“Gazeta Zyrtare e RS” nr. 73/19 dhe 44/21 – ligj tjetër) kategorizohen si shoqëri mikro dhe të vogla ekonomike (në tekstin e mëtejmë: shoqëri mikro dhe të vogla ekonomike), të cilat kanë tendencë rritjeje dhe punësimi të ri, të gjitha në përputhje me Rregulloren për rregullat dhe kushtet për dhënien e ndihmës së vogël (ndihmë de minimis) (“Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 23/21) në masën 60% për shoqëritë mikro dhe të vogla ekonomike, në raport me shumën totale të fondeve të përcaktuara për secilën komunë veç e veç.
Për më shum informacione keni në formularët si më poshtë: