Lajmet|

Lëshohen në funksion semaforët pranë Çerdhes së qytetit

Pas intervenimeve të shumta që janë bërë këtë vit nëpër rrugët e qytetit, ku është bërë vendosja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal në të gjitha rrugët e qytetit, ndryshimi i regjimit të qarkullimit me çrast janë bërë dhe caktimi i një numri të madh të parkingjeve nëpër qytet, vendosjen e shtyllave metalike (të sigurisë) nëpër arterien kryesore të qytetit etj., në kuadër të zgjidhjes së përgjithshme të çështjes së trafikut në qytet dhe me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafik për të gjithë pjesëmarrësit, tashmë janë instaluar dhe lëshuar në funksion semaforët e rinj në kryqëzimin mes rrugëve “Selami Hallaçi” dhe “B.Vukmiroviq” 🚦

Në këtë kryqëzim janë shkaktuar aksidente të numërta, andaj me vendosjen e semaforëve, presim efekt pozitiv në uljen e tyre në mënyrë të ndjeshme.

Për sigurinë e qytetarëve tanë.

Comments are closed.