Lajmet|

Me shumë kënaqësi njoftoj se projekti i përgatitur nga Zyra për Zhvillim Ekonomik Lokal, në kuadër të konkursit të Ministrisë për Kujdes ndaj Fshatit të Republikës së Serbisë, ka arritur të fitojë maksimumin e pikëve! Ky projekt, me vlerë prej 3,5 milionë dinarësh, synon sigurimin e laktofrizave për blegtorët e komunës sonë – një investim i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të punës dhe cilësisë së produkteve të qumështit.

Ky rezultat tregon qartë se bujqësia dhe blegtoria janë prioritet për Komunën e Preshevës. Ne jemi të përkushtuar që përmes projekteve konkrete t’u ofrojmë mbështetje të vazhdueshme bujqve dhe blegtorëve tanë, duke fuqizuar ekonominë lokale dhe rritur konkurrencën në treg.

Si menaxher i projektit dhe pjesë e ekipit të Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, ndjehem jashtëzakonisht krenar për këtë arritje dhe falënderoj ekipin për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre. Një falënderim i veçantë shkon për Kryetaren e Komunës, znj. Ardita Sinani, për mbështetjen dhe vizionin e saj strategjik, që na ka motivuar për të arritur këtë sukses.

Së shpejti presim rezultate pozitive edhe nga projektet e tjera, për të cilat kemi aplikuar pranë ministrive përkatëse.
Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe bashkëpunimin!

Blerim Mehmeti- Zyra për zhvillim ekonomik lokal

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *