Publikimet|

Si pjesë e programit “Shërbime të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në nivel lokal”, i cili zbatohet nga Konferenca e Përhershme e Qyteteve dhe Komunave SKGO me mbështetjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) në bashkëpunim me komunën e Preshevës , dhe me qëllim të mbështetjes së sipërmarrjes femërore, publikohet ftesa për një program trajnimi falas për gratë e interesuara fillestare në biznes dhe gratë sipërmarrëse.

Program trajnimi për gratë sipërmarrëse

Trajnimi që organizohen kanë të bëjnë me temat e mëposhtme:

Më 4-5 Mars ne ENY-LUX do të mbahet trajnimi për edukimin financiar (afati i fundit për aplikim është e premte, 1 mars)

Qëllimi i këtij aktiviteti është informimi dhe trajnimi i grave sipërmarrëse dhe fitimi i njohurive të reja në këto fusha

Trajnimet do të zgjasin minimalisht 4 orë në ditë dhe do të zhvillohen në ambientet e hotel Eny Lux.

 KUSHTET PËR PJESËMARRJE

Në thirrjen publike për shërbime kanë të drejtë të marrin pjesë: gratë që planifikojnë ose janë themeluese ose pronare shumicë në formën e një sipërmarrëseje ose kompanie biznesi.

SI TË REGJISTROHUNI

Aplikimet me informacion, përshkrim të aplikantit, informacion kontakti, ide biznesi (numër telefoni, adresë e-mail) dorëzohen personalisht, me postë të rekomanduar ose me e-mail në adresën ” klerpresevo@gmail.com” me shënimin e regjistrimit për Thirrja për trajnime për gratë sipërmarrëse.

Comments are closed.