Në emër të Komunës së Preshevës dhe si Shef i Kabinetit, kam kënaqësinë të njoftoj qytetarët tanë se Presheva është përzgjedhur në listën preliminare të përfituesve të iniciativës WiFi4WB, një projekt që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, nëpërmjet programit EU4Digital, dhe zbatohet nga GIZ-i gjerman.
🤝 Ky bashkëpunim me GIZ-in, si një nga partnerët më të rëndësishëm zhvillimorë në rajon, është dëshmi e përkushtimit tonë për të sjellë përfitime konkrete për qytetarët tanë dhe për të përfshirë komunën tonë në agjendën digjitale evropiane.
📍Në kuadër të këtij projekti, do të instalohen tri pika publike Wi-Fi falas në lokacionet më frekuentuese të qytetit:
• në qendër të qytetit,
• pranë Shtëpisë së Kulturës,
• dhe tek kompleksi i shkollave të mesme.
🛠️ Prokurimi për përzgjedhjen e operatorëve të internetit do të realizohet nga vetë GIZ-i, ndërsa më pas do të zhvillohet vlerësimi teknik i lokacioneve në terren.
📢 Presim me entuziazëm finalizimin e fazave të mbetura dhe fillimin e implementimit, që do të mundësojë qasje të lirë në internet për qytetarët, nxënësit dhe vizitorët tanë – një hap më shumë drejt modernizimit, digjitalizimit dhe transparencës në shërbime publike.