dr-investime|

Xhelal Hasani

Lindur më 1 shkurt 1976 në fsh. Norçë, komuna e Preshevës.
Shkollën fillore – ciklin e ulët e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa ciklin e lartë në sh. f. “15 Nëntori” në Preshevë.
Shkollën e mesme (1991-1995) e ka mbaruar në Gjimnazin “25 Maji” në Preshevë, ndërsa studimet e larta (1995-2000) në Fakultetin e inxhininierisë së ndërtimit – dega Ndërtim i përgjithshëm e ka mbaruar në Tiranë.
Gjatë periudhës 2001-2005 ka punuar në Administratën komunale në Drejtoratin për punë komunale, ndërtimore dhe banesore, ku ka qenë i angazhuar në projektet e mirëmbajtjes dhe zhvillimin e infrastrukturës komunale në komunën e Preshevës,duke realizuar një mori projektesh, kryesisht me donatorët e jashtëm.
Nga viti 2005 deri më 2007 ka punuar në organizatën CHF International, si implementuese të programit CRDA – Revitalizimi i komunitetit përmes aksionit demokratik të USAID-it amerikan.
Pas përfundimit të CRDA programit, ka punuar në Agjencionin për zhvillim të Preshevës dhe Bujanocit, fillimisht në pozitën e inxhinierit dhe menaxherit administrativ, pastaj nga viti 2010 deri më 2014, në pozitën e drejtorit ekzekutiv.
Nga viti 2016 e këtej punon në Administratën komunale – Drejtorati për investime, punë komunale dhe ndërtimore, kryesisht në pozitën e udhëheqësit, si përpilues i Planit të investimeve kapitale dhe realizimin e qindra projekte në mirëmbajtjen edhe zhvillimin e infrastrukturës komunale, si dhe në sferën e veprimtarive publike, përfshirë rekonstruksionin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës shkollore dhe objekteve tjera publike në komunën e Preshevës.
Rreth dhjetë vite i angazhuar në sektorin joqeveritar në projekte humanitare dhe avancimit shoqëror.
Gjatë karrierës profesionale ka patur angazhim të ngjeshur në aktivitete të ndryshme, duke dhënë kontribut në hartimin e Planeve urbanistike, hartimin e strategjive zhvillimore të komunës së Preshevës, hartimin e LEAP-it (Planit aksional për mbrojtjen e mjedisit) të komunës së Preshevës, përpilues dhe harmonizues i shumë Vendimeve dhe akteve nënligjore që ndërlidhen me çështjet administrative për infrastrukturën komunale, pjesëmarrës në shumë grupe punuese në Komisionin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në territorin e komunës së Preshevës, Komisionin për plane, anëtar i Shtabit për situata të jashtëzakonshme.
Ka ndjekur një sërë trajnimesh në sfera të ndryshme, ku mund të veçohen:

  • Planifikim hapësinor
  • Financat publike
  • Menaxhim
  • REG-216 (njohuritë bazë mbi procedurat e USAID-it, lidhur me mbrojtjen e mjedisit)
  • Menaxhimi me ciklin e projekteve
  • Menaxhimi i konflikteve
  • Cikli i trajnimeve për trajnues – Qytetet e sigurtë
  • Medijimi
  • Zhvillimi ekonomik lokal (trajnim i akredituar)
  • Administrata e mirë (trajnim i akredituar)
  • Organizimi efikas dhe efektiv i menaxhimit të veprimtarive komunale të ujësjellësit dhe kanalizimit
  • Organizimi efikas i veprimtarive komunale të furnizimit me ujë dhe kullimin e ujërave të ndotura
  • Buxhetimi kapital në njësitë e vetadministrimit (trajnim i akredituar)
  • Hyrje në menaxhimin e pronës në sektorin e furnizimit me ujë (trajnim i akredituar)
  • Partneriteti publiko-privat në vetadministrimin lokale (trajnim i akredituar)
  • Zbatimi i procesit participativ të buxhetimit (trajnim i akredituar)

Comments are closed.