Me keqardhje të madhe ju njoftojmë se një zjarr i madh ka përfshirë zonën pyjore mbi fshatin Corroticë. Flakët janë përhapur me shpejtësi.
⚠️ Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme është aktivizuar menjëherë dhe është në koordinim të plotë me ekipet e zjarrfikësve që ndodhen në terren. Janë kontaktuar edhe shtabet përkatëse në Vrajë dhe komunat përreth për ndihmë të menjëhershme.
🙏 U bëjmë thirrje të gjithë banorëve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve. Po ashtu ju lusim me përgjegjësi të mos ndizni zjarre në pyje apo afër shtëpive, sepse edhe pakujdesia më e vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për njerëzit dhe natyrën.
⚠️ Kujdes i shtuar kërkohet edhe në pjesët tjera të qytetit dhe komunës sonë, pasi thatësia dhe temperaturat ekstreme e rrisin ndjeshëm rrezikun për zjarr.
🤝 Falënderojmë të gjithë ata që janë në vijën e parë të përballjes me zjarrin dhe janë duke bërë maksimumin për ta vënë nën kontroll situatën.





