Lajmet|

Në Komunën e Preshevës, kryetari Shqiprim Arifi bashkë me zëvendëskryetarin Almin Shaqiri, mirëpriti vizitën e ambasadorit të Francës, z.Pierre Cochard, me të cilin u diskutua hollësisht për situatën aktuale politike dhe vlerësimin e sigurisë në vend.

Sot, mirëprita vizitën e ambasadorit të Francës, z.Pierre Cochard, në Preshevë.

Siguria dhe situata aktuale në Luginë të Preshevës, si dhe ndikimi diplomatik i Francës për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ishin pikat për të cilat sot diskutuam me qëllimin që këto të mund të avancohen dhe që ngrirja e dialogut të ç’bllokohet pasi më së shumëti po pëson Lugina e Preshevës!

Comments are closed.