Lajmet|

Në kuadër të Panairit të Punsimit që organizon Enti për Punsim me Komunën e Preshevës, më 17 Prill, nga ora 11:00, në Shtëpinë e Kulturës, Kompania Interspeed shpall mundësinë e punësimit për 100 pozita të lira në pozitat si më poshtë:
• Ekonomist
• Jurist
• Shkollë të mesme (përgjithshme)
• Shkollë të mesme mjekësore
• Punëtor administrativ
• Shitës
• Sigurim
• Punëtor përcjellës
• Punëtor ndihmës

Kushti i vetëm është që aplikantët të jenë të regjistruar në Entin për Punsim. Po ashtu, informacione të detajuara rreth mundësive të punësimit mund të merren më 17 prill, nga ora 11:00, tek Shtëpia e Kulturës gjatë Panairit të Punsimit në Preshevë.

Gjithashtu, Enti për Punsim informon qytetarët se të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në këtë panair kërkojnë gjithsej 350 punëtorë të profileve të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *