Iniciativat Qytetare shpallin thirrje për dorëzimin e projekt propozimeve me qëllim të inkurajimit të pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve shqiptarë në Preševë dhe Bujanoc.
Duke fuqizuar organizatat lokale që të përdorin lidhjen e tyre me komunitetin dhe të kuptuarit e sfidave dhe nevojave lokale, synojmë të krijojmë një mjedis ku të rinjtë shqiptarë marrin pjesë aktive në ngjarje sociale dhe ku zëri i tyre dëgjohet dhe respektohet.
Aktivitetet e mbështetura mund të përfshijnë temat e mëposhtme:
- Përfaqësimi në institucionet shtetërore
- Rikuperimi ekonomik
- Mbrojtja sociale dhe shëndetësore
- Arsimimi, kultura dhe mediat
- Përdorimi zyrtar i gjuhës, shkrimit dhe simboleve kombëtare
- Decentralizimi në gjyqësi
- Siguria
Mjetet totale të disponueshme për këtë thirrje arrijnë në 80.000 GBP, dhe mund të jepen grante deri në 15.000 GBP për partneritete ose 10.000 GBP për aplikime individuale. Kohëzgjatja e projekteve mund të jetë minimumi tre muaj, me afat përfundimi deri më 28 shkurt 2025.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve të projekteve është 31 tetor 2024. Mund të dërgoni projekt propozimet tuaja që nga data e hapjes së thirrjes më 22 gusht dhe do të merrni një përgjigje brenda një periudhe prej maksimumi dhjetë ditësh pune. Nëse projekti juaj përzgjidhet, mund të filloni menjëherë përdorimin e mjeteve.
Propozimet e projekteve mund të dorëzohen në gjuhën serbe, shqipe ose angleze, me dokumentacionin përkatës, në emailin podrska@gradjanske.org.
Tekstin e plotë të thirrjes, përfshirë kriteret e aplikimit, fushat e mbështetjes dhe udhëzimet financiare, shkarkoni duke klikuar në linkun poshtë.
https://www.gradjanske.org/wp-content/uploads/2024/08/Grant-ALB.zip