Lajmet, Publikimet|

Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Shtabit Komunal për Situata të Jashtëzakonshme të Komunës së Preshevës, ku u shqyrtuan masat preventive dhe operative për mbrojtje dhe shpëtim gjatë periudhës së rrezikut të shtuar nga zjarret, nga 15 maji deri më 30 tetor.

Në fokus të diskutimeve ishte gatishmëria e institucioneve kompetente, koordinimi ndërmjet shërbimeve përkatëse dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për parandalimin dhe menaxhimin efikas të zjarreve dhe situatave të tjera të jashtëzakonshme.

Apelojmë tek qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal gjatë sezonit veror, të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo rast që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e njerëzve, pronës dhe mjedisit.

Siguria e qytetarëve mbetet prioriteti ynë i përbashkët.

📍 Sednica Opštinskog štaba za vanredne situacije

Danas je održana redovna sednica Opštinskog štaba za vanredne situacije Opštine Preševo, na kojoj su razmatrane preventivne i operativne mere zaštite i spasavanja tokom perioda povećanog rizika od požara, u vremenu od 15. maja do 30. oktobra.

Poseban akcenat stavljen je na spremnost nadležnih institucija, koordinaciju između relevantnih službi i preduzimanje konkretnih aktivnosti u cilju sprečavanja i efikasnog upravljanja požarima i drugim vanrednim situacijama.

Apelujemo na građane da pokažu maksimalnu odgovornost tokom letnje sezone, da izbegavaju paljenje vatre na otvorenom prostoru i da svaku pojavu koja može predstavljati opasnost po ljude, imovinu i životnu sredinu odmah prijave nadležnim službama.

Bezbednost građana ostaje naš zajednički prioritet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *