Në bazë të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Serbisë për pranimin e Programit të masave mbi
shpërndarjen dhe shfrytëzimin e mjeteve për subvencionimin e subjekteve ekonomike në pronësi private në
vitin 2024 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nr. 05 401–5069/2026, datë 28.05.2026, Shërbimi i
Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (në
tekstin e mëtejmë: Shërbimi i Trupit Koordinues)
shpall
KONKURS
për ndarjen e mjeteve të subvencionimit për subjektet ekonomike në pronësi private në vitin 2026 në
komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
I SHUMA E MJETEVE
Konkursi zbatohet nga Shërbimi i Trupit Koordinues për ndarjen e mjeteve në shumën e
përgjithshme prej 24.428.000,00 dinarësh, edhe atë për komunën e Preshevës në shumën prej 9.404.780,00
dinarësh, për komunën e Bujanocit në shumën prej 10.137.620,00 dinarësh, për komunën e Medvegjës në
shumën prej 4.885.600,00 dinarësh.
Me mjetet e përcaktuara do të financohen masat në vijim:
1) Masa I – bashkëfinancimi i projekteve të sipërmarrësve që kanë tendencë rritjeje dhe krijimi të
vendeve të reja të punës, në lartësi prej 40% të shumës së përgjithshme të mjeteve të ndara për
secilën komunë veç e veç;
2) Masa II – bashkëfinancimi i projekteve të shoqërive të vogla ekonomike, në përputhje me
Rregulloren për rregullat e ndarjes së ndihmës shtetërore (13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13,
119/14, 23/21 – rregullore tjetër, 66/21 – rregullore tjetër, 99/21 – rregullore tjetër, 20/23 –
rregullore tjetër, 43/23 – rregullore tjetër, 48/23 – rregullore tjetër dhe 17/25 – rregullore tjetër), të
cilat sipas Ligjit për Kontabilitetin („Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 73/19 dhe 44/21 – ligj tjetër)
klasifikohen si mikro dhe shoqëri të vogla ekonomike (në tekstin e mëtejmë: mikro dhe shoqëri të
vogla ekonomike), që kanë tendencë rritjeje dhe krijimi të vendeve të reja të punës, gjithnjë në
përputhje me Rregulloren për rregullat dhe kushtet e ndarjes së ndihmës me vlerë të vogël (ndihma
de minimis) („Gazeta Zyrtare e RS”, nr. 17/25), në lartësi prej 60% të shumës së përgjithshme të
mjeteve të ndara për secilën komunë veç e veç.
КОНКУРС ЗА ДОДЕЛУ СРЕДСТАВА ЗА СУБВЕНЦИЈЕ ПРИВРЕДНИМ СУБЈЕКТИМА У
ПРИВАТНОМ ВЛАСНИШТВУ У 2026. ГОДИНИ У ОПШТИНАМА ПРЕШЕВО, БУЈАНОВАЦ И МЕДВЕЂА
На основу Закључка Владе Републике Србије о прихватању Програма мера о распореду и коришћењу
средстава за субвенције привредним субјектима у приватном власништву у 2026. години у
општинама Прешево, Бујановац и Медвеђа, 05 број 401 – 5069/2026 од 28.05.2026. године, Служба
Координационог тела Владе Републике Србије за општине Прешево, Бујановац и Медвеђа (у даљем
тексту: Служба Координационог тела),
расписује
КОНКУРС
за доделу средстава за субвенције привредним субјектима у приватном власништву у 2026. години у
општинама Прешево, Бујановац и Медвеђа
I ИЗНОС СРЕДСТАВА
Конкурс спроводи Служба Координационог тела за доделу средстава у укупном износу од
24.428.000,00 динара. динара, и то за општину Прешево у износу 9.404.780,00 динара, за општину
Бујановац у износу 10.137.620,00 динара и за општину Медвеђа у износу 4.885.600,00 динара.
Опредељеним средствима биће финансиране следеће мере:
1) за Меру I, односно за суфинансирање пројеката предузетника који имају тенденцију раста и
новог запошљавања, у висини од 40 % за предузетнике од укупног износа опредељених
средстава за сваку општину посебно;
1) за Mеру II, односно за суфинансирање пројеката малих привредних друштава у складу са
Уредбом о правилима за доделу државне помоћи 13/10, 100/11, 91/12, 37/13, 97/13, 119/14,
23/21 –др. уредбе, 66/21 – др. уредбе, 99/21 – др. уредбе, и 20/23 – др.уредбе, 43/23 –
др.уредбе, 48/23 – др.уредбе и 17/25 – др.уредбе), а која се у складу са Законом o
рачуноводству („Службени гласник РС” број 73/19 и 44/21 – др. закон) разврставају у микро и
мала привредна друштва ( у даљем тексту: микро и мала приврдна друштва), која имају
тенденцију раста и новог запошљавања, а све у складу са Уредбом о правилима и условима за
доделу помоћи мале вредности (de minimis помоћ) („Службени гласник РСˮ, бр.17/25) у
висини од 60 % за микро и мала привредна друштва, у односу на укупан износ опредељених
средстава за сваку општину посебно;