Në mbështetje me nenin 18 të Rregullores shpallet Thirrja publike për bashkëfinansimin e
masave të sanimit energjetik të shtëpive familjare dhe banesave në territorin e komunës Preshevë
për vitin 2024 (në tekstin vijues :Thirrja publike). Masat e sanimit të energjetikës zbatohen me
bashkëpunimin me subjektet ekonomike të ciët merren me prodhimtari, shërbime dhe punët në
sanimin energjetik të objekteve banesore.
Qëllimi i zbatimit të masave energjetike të shtëpive familjare dhe banesave është avansimi i
efikasitetit energjetik në sektorin banesor dhe rritja e shfrytëzimit burimeve përtrirëse të
energjisë në amëvisërit në territorin e komunës Preshevë.
Aplikimi fillon nga data 21.10.2024 dhe zgjat deri më 31.12.2024