Lajmet, Publikimet|

Zyra për zhvillim ekoomik lokal – Komuna e Preshevës , njofton qytetarët e komunës së Preshevës se
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë – Drejtoria për Pagesat Agrare shpall
Thirrjen Publike për paraqitjen e kërkesave për realizimin e së drejtës për mbështetje financiare
për investime në pasurinë fizike të fermës, për blerjen e makinerive dhe pajisjeve të reja për
përmirësimin e prodhimit primar të kulturave bimore për vitin 2025.
Kërkesat mund të dorëzohen nga 8 deri më 31 dhjetor 2025, përmes platformës eAgrar,
përkatësisht portalit eSubvencione.
Kjo thirrje përfshin investimet të cilat janë realizuar plotësisht në periudhën që nga data e
përfundimit të afatit për paraqitjen e kërkesave për mbështetje sipas Thirrjes së mëparshme
Publike, pra nga 9 nëntori 2024, e deri në ditën e paraqitjes së kërkesës për realizimin e së
drejtës për subvencion.
Shuma maksimale totale e mbështetjes që një përfitues mund të marrë për një kërkesë brenda një
viti kalendarik është 1.500.000 dinarë.
Tekstin e plotë të Thirrjes Publike mund ta shkarkoni në këtë link:
( https://uap.gov.rs/wp-content/uploads/2023/08/Javni-poziv-primarna-biljna-2025.pdf. )
Për të gjitha informacionet shtesë, prodhuesit bujqësorë mund t’i drejtohen Ministrisë së
Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë në numrat e telefonit: 011/260-79-60, 011/260-79-61,
011/30-20-100, 011/30-20-101, 011/30-20-118 dhe 0800/106-107, çdo ditë pune nga ora 7:30
deri në 15:30.
Informacione të detajuara janë të disponueshme edhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë
së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë , si dhe të Drejtorisë për Pagesat Agrare.

Kancelarija za lokalni ekonomski razvoj – Opština Preševo obaveštava građane opštine
Preševo da Ministarstvo poljoprivrede, šumarstva i vodoprivrede – Uprava za agrarna plaćanja
objavljuje Javni poziv za podnošenje zahteva za ostvarivanje prava na finansijsku podršku za
investicije u fizičku imovinu poljoprivrednog gazdinstva, za kupovinu novih mašina i opreme
radi unapređenja primarne biljne proizvodnje za 2025. godinu.
Zahtevi se mogu podneti od 8. do 31. decembra 2025. godine, putem platforme eAgrar,
odnosno portala eSubvencije.
Ovaj javni poziv obuhvata investicije koje su u potpunosti realizovane u periodu od dana isteka
roka za podnošenje zahteva po prethodnom Javnom pozivu, tj. od 9. novembra 2024. godine, pa
sve do dana podnošenja zahteva za ostvarivanje prava na subvenciju.
Maksimalan ukupan iznos podrške koji jedan korisnik može ostvariti po jednom zahtevu u
toku jedne kalendarske godine iznosi 1.500.000 dinara.
Kompletan tekst Javnog poziva možete preuzeti na sledećem linku:
( https://uap.gov.rs/wp-content/uploads/2023/08/Javni-poziv-primarna-biljna-2025.pdf )
Za sve dodatne informacije, poljoprivredni proizvođači se mogu obratiti Ministarstvu
poljoprivrede, šumarstva i vodoprivrede na brojeve telefona: 011/260-79-60, 011/260-79-61,
011/30-20-100, 011/30-20-101, 011/30-20-118 i 0800/106-107, svakog radnog dana od 7:30 do
15:30.
Detaljnije informacije dostupne su i na zvaničnoj internet stranici Ministarstva poljoprivrede,
šumarstva i vodoprivrede, kao i Uprave za agrarna plaćanja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *