Lajmet, Publikimet|

Komuna e Preshevës shpall thirrjen publike për mbështetjen e grave sipërmarrëse përmes programit të granteve për startape. 

Ky projekt financohet nga Ministria për Europë dhe Punëve tëJashtme e Republikës së Shqipërisë – Ambasada e Republikës sëShqipërisë në Beograd.

THIRRJE PUBLIKE PËR MBËSHTETJEN E GRAVE SIPËRMARRËSE PËRMES PROGRAMIT TË GRANTEVE PËR STARTAPE

Komuna e Preshevës shpall thirrjen publike për mbështetjen e grave sipërmarrëse përmes programit të granteve për startape.

Ky projekt financohet nga Ministria për Europë dhe Punëve tëJashtme e Republikës së Shqipërisë – Ambasada e Republikës sëShqipërisë në Beograd.

Buxheti total i projektit: 9,600 euro

Numri i granteve: 4 (katër )

Fushat e mbështetjes:

• Rrobaqepësi

• Parukeri

• Punime dore

• Zeje të vjetra

• Kuzhinë tradicionale

• Teknologjia e Informacionit (IT)

• Ide të tjera inovative

Kush mund të aplikojë?

• Gratë e interesuara që synojnë të hapin një biznes të ri në sektorëte sipërpërmendur.

• Kandidatet duhet të jenë të përkushtuara për zhvillimin dheqëndrueshmërinë e biznesit të tyre.

• Aplikantet duhet të regjistrojnë biznesin e tyre sipas ligjeve tëRepublikës së Serbisë pas nënshkrimit të kontratës sëgrantit,ose

• Aplikantët që kanë të regjistruar biznesin mbas 01/01/2025

Kriteret e vlerësimit:

Procesi i vlerësimit do të bazohet në kritere të qarta, duke përfshirë:

1. Kontributi vetanak në financimin e projektit – Aplikantet qëmarrin pjesë me fonde vetanake do të vlerësohen më lartë. 

o Nëse një aplikante merr pjesë me 10% të buxhetit tëprojektit, ajo do të marrë 10 pikë.

o Vlerësimi për kontributin vetanak rritet deri në njëmaksimum prej 50% të buxhetit, për të cilin aplikantja do të marrë 50 pikë.

2. Përdorimi i grantit – Sipas rregullave të programit, të paktën70% e grantit duhet të përdoret për blerjen e pajisjeve dhemjeteve të nevojshme për biznesin, ndërsa 30% mund tëpërdoret për shpenzime të tjera, si qiraja, materialet përprodhim ose promovimi i biznesit.

Procesi i transferimit të mjeteve:

• Pasi të përzgjidhet aplikantja dhe të nënshkruhet kontrata e grantit, biznesi duhet të regjistrohet në përputhje me ligjet nëfuqi.

• Pas hapjes së xhirollogarisë së biznesit, mjetet financiare tëgrantit do të transferohen.

Si të aplikoni?

Të interesuarat duhet të plotësojnë formularin e aplikimit dhe tadorëzojnë brenda afatit të paraparë. Formularin mund ta gjeni pranëKomunës së Preshevës ose në uebfaqen zyrtare të Komunës.

Afati i fundit për aplikim: 30/04/2025

Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni Komunën e Preshevës.

Zyra për zhvillim ekonomik lokal

Blerim Mehmeti – emaili: b.mehmeti@presevo.rs

                                                                                                       Kryetar i Komisionit 

                                                                                                       Blerim Mehmeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *