Publikimet|

KONKURS PËR NDARJEN E MJETEVE PËR BURSA TË STUDENTËVE

       Qëllimi i këtij konkursi është përkrahja  e zhvillimit, arsimimit dhe avansimit duke ofruar sigurimin e kushteve për arsimin të mëtutjeshëm  duke ofruar përkrahje financiare për harxhimet e studimeve, veçmas:

  • Rritja e përqindjes së të rinjëve nga komuna të përfshier me arsimim të lartë;
  • Duke bërë arsimin e lartë në dispozicion të gjitha kategorive të të rinjëve, pamvarësisht nga statusi socio-ekonomik;
  • Përkrahja e zhvillimit të tregut të punës në komunën e Preshevës;

Komuna e Preshevës  ka njohur  zgjidhjen e çështjes së arsimit të të rinjëve  si të rëndësishme dhe strategjike për zhvillimin e mëtejmë të kushteve sociale-ekonomike në këtë teritor, duke patur parasysh edhe Ligjin mbi bazën e arsimit dhe edukimit (“Fl.zyrtare e RS”, nr.  88/2017, 27/2018 – Ligji tjetër, 10/2019, 27/2018 – ligji tjetër, 6/2020 dhe 129/2021) e cila përcakton “disponueshmërin e arsimit dhe edukimit”(neni 7, paragrafi 1) dhe mundësinë për arsimin dhe edukimin  nën kushtet e njejta dhe në teritoret e pazhvilluara ekonomikisht, si dhe në ate sociale gjegjësisht kulturore në mjediset më pak inkurajuese. 

        Me këtë qëllim komuna e Preshevës shpall këtë Konkurs si përkrahje e avansimit të zhvillimit të arsimimit të lartë, në kuadër të të cilës sigurohen mjetet për bursa.

Comments are closed.