Njoftojmë të gjithë qytetarët e interesuar që thirrja publike për
financimin e masave të sanimit të efikasitetit energjetik për shtëpitë
familjare dhe banesat është në vijim deri në harxhimin (rezervimin) e
mjeteve financiare, më së voni deri më datë 31.12.2023. Në dispozicion
ka akoma mjete financiare të paharxhuara, kështu që ju ftojmë që të
shfrytëzoni këtë mundësi për të bërë sanimin energjetik të objektit tuaj
të banimit.