Dokumentet
- 1.Model-JP1-22JPsolari_final-3
- 2.Model-thirrje-publike-panelet-solare-1
- 3.Lista-firmi-1
- 4.Prilog-7-Model-ugovora-o-potpunom-snabdevanju-sa-neto-merenjem-1
- 5.Прилог-1-Prijavni-obrazac-1
- 6.прилог-3-final-1
- 7.Прилог-8-Izjava-JLK-za-preuzimanje-informacija-od-vaznosti-za-Javni-poziv-3-21
- 8.Prilog-5-broshura_za_domacinstva_web-1
- 9.Прилог-9-Сагласност-final-1
- 10PRIL1-1
- 11.Прилог-4-Општи-услови-и-брошура-prilog-1 Lista-preliminare-per-ndarjen-e-mjeteve-per-nxenesit-2023
- “Enti për statistika ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve që ftohen për trajnim në komunën e Preshevës. Listën përfundimtare mund ta gjeni duke klikuar në linkun: https://pod2.stat.gov.rs/PrijavaOK/rangliste/indexr3#page-1
Gjatë dy ditëve në komunën tonë është bërë dezinfektimi i hapësirave publike, si qendra e qytetit, disa nga rrugët kryesore të qytetit, hapësirat brenda “Qendrës së pranimit” të migrantëve në Stacionin Hekurudhor, oborri dhe hapësirat tjera në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë dhe Stacionin Hekurudhor, oborrin e Stacionit të policisë në Preshevë etj.
Dezinfektimi është bërë me përzierje të ujit dhe klorit të pastër, në sasi të klorit prej 5-10 gr./m3 ujë, sipas udhëzimeve të dërguara nga Enti për shëndetin publik në Vranjë.
Dezinfektimi i hapësirave publike do të vazhdojë edhe ditët në vijim, varësisht nga situata dhe nevojat që do të paraqiten në terren.
I informojmë qytetarët e komunës sonë që të gjitha aktivitetet që janë duke u zhvilluar në këtë gjendje të jashtëzakonshme, janë në interes të tonin të përbashkët dhe se të gjitha masat e ndërmarra deri më tani, kanë shërbyer që gjendjen e krijuar ta mbajmë nën kontrollë, ku fatmirësisht në komunën tonë deri më tani nuk kemi të paraqitura raste të prekura nga CoVID-19.
#kujdesPO
#PanikJO
Njoftojmë taksi transportuesit se me datë 4 janar 2020 ka hyrë në fuqi Urdhëresa mbi kushtet dhe mënyrën e realizimit të subvencionit për furnizim me automjete motorike për nevoja të auto parkut të taksi transportuesve si transportues publik (“Gazeta zyrtare”, numër 94/19).
Duke marr parasysh se Ministria e ndërtimtarisë, komunikacionit dhe infrastrukturës sjell aktvendime në kërkesat për lëndët e subvencionit, e njejta në portalin e saj ka publikuar udhëzimin lidhur me paraqitjen e kërkesave, në adresën e internetit https://www.mgsi.gov.rs/cir/dokumenti/subvencije-u-taksi-prevozu e cila përmban Lajmërimin lidhur me realizimin e të drejtës në subvecion, Formularin e kërkesës, me formular të deklaratës të cilat i plotëson paraqitësi i kërkesës. Krahas kësaj është publikuar edhe teksti i urdhëresës së lartpërmendur.
- Konkurs KOORDINACIONO-TELO-KONKURS-ZA-SUBVENCIJE-2019-albanski-jezik
- Program
- Smernice-za-popunjavanje-prijava-2019
- Кriterijumi-mala-privredna-društva-20181-1
- Кriterijumi-srednja-privredna-društva-20181-1
- Образац-1A-пријава-предлога-пројекта-за-меру-1
- Образац-1Б-пријава-предлога-пројекта-за-меру-2
- Образац-2-Изјава-о-сагласности-са-условима-позива
- Образац-3-Образац-трошкова
Projekti “Inovacioni në vepër” ka për qëllim ofrimin e ndihmës direkte grave ndërmarrëse dhe të papunësuara në territorin e Komunës së Preshevës. Ndihma do t’u ofrohet përmes edukimit, kryesisht trajnimeve por edhe përmes ndihmës së drejtëpërdrejtë financiare. Ky projekt do të kontribuojë në zgjidhjen e problemit të mungësës së mjeteve financiare dhe njohurive adekuate për inicimin dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe përmes ngritjes së konkurrencës përmes inovacionit.
Grupin e synuar të projektit e përbëjnë gratë e papunësuara dhe gratë pronare të ndërmarrjeve dhe subjekteve ekonomike në territorin e Komunës së Preshevës.
Nëpërmjet këtij projekti, 15 femra do të përfitojnë trajnim njëditorë me temën Hyrje në inovacion, sipas programit të Agjencionit për zhvillim të Serbisë dhe në këtë mënyrë do të përfitojnë njohuri bazë mbi inovacionin dhe rëndësinë e inovacionit për ndërmarrjet e tyre, ndërsa 10 prej tyre do të përfitojnë grante në shumë prej 240.000 dinarësh, të cilat do t’u mundësojnë të inkuadrojnë inovacionin në zhvillimin e bizneseve të tyre.
Duke konsideruar shkallën e ulët të grave ndërmarrëse në komunën e Preshevës, realizimi i këtij projekti do të ketë një ndikim direkt në rritjen e punësimit të grave, si dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre sociale.
Për detaje më të hollësishme rreth realizimit të aktiviteteve të këtij projekti, do të njoftoheni në vazhdi
- Plani-i-biznesit_Faza-2
Njoftim
Njoftohen të gjithë ata që kanë ndjekur trajnimet për fillimin/avansimin e biznesit, në kuadër të projektit për mbështetje të zhvillimit të sektorit privat në Komunën e Preshevës për vitin 2019 se formularin e Planit të biznesit mund ta shkarkojnë në ueb faqen e komunës së Preshevës.
Afati për paraqitjen e aplikacionit në kuadër të fazës së dytë të Programit (Biznes planit) është i kushtëzuar me realizimin e trajnimeve për fillimin/avancimin e biznesit, gjegjësisht 14 ditë pas kryerjes së trajnimeve. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike, në të kundërtën nuk do të merret në shqyrtim.
Formulari i biznes planit bashkë me profaturën për mjetet për të cilat konkurohet duhet të dorëzohen personalisht nëpërmjet shkresores së komunës së Preshevës ose me post rekomanduese në adresë të Komunës së Preshevës, deri më datën 5 Korrik 2019 deri në orën 14:00 edhe atë nëpërmjet Shkresores së Administratës komunale, të cilat do të evidentohen me numër të veçantë protokoli një nga një, drejtuar Komisionit për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndermarrësisë lokale në Komunën e Preshevës.
Sqarim:
· Për ndërmarrjet e reja pro-fatura duhet të jetë në emër të personit fizik në këtë rast aplikuesit.
· Për ndërmarrjet ekzistuese pro-fatura duhet të jetë në emër të ndërmarrjes.